Shtetet ballkanike diskutojnë për energjinë, mungojnë Kosova e Shqipëria

Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë, Turqisë, Serbisë, Greqisë, Hungarisë dhe ministri i çështjeve evropiane të Turqisë sot në Budapest mbajtën takim për sigurinë energjetike në Evropën Qendrore dhe Juglindore në të cilën e miratuan Deklaratën e përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit energjetik.

Lajme

07/04/2015 23:00

Në deklaratë ministrat theksojnë se janë “të vetëdijshëm se bashkëpunimi në ofrimin e sigurimit në furnizimin me energji do të kontribuojë për marrëdhëniet të mira ndërfqinjësore mes vendeve dhe për mirëqenien e qytetarëve”.

Po ashtu, ata theksojnë rëndësinë e garantimit të brumimeve të sigurta, të vazhdueshme dhe të qasshme të energjisë, posaçërisht gazit natyror – për qytetarët dhe industrinë e vendeve, dhe tërheqjen e investimeve në rajon me qëllim që të ndihmohet në rritjen ekonomike dhe të punësimit.

Ministrat e shprehën mbështetjen për “krijimin e mundësisë komerciale të realizueshme për rutë dhe dizerifkim të burimit për dërgesën e gazit natyror nga Republika e Turqisë përmes territoreve të Maqedonisë, Serbisë, Greqisë dhe Hungarisë deri te vendet nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, me ç’ka do ta mbështeten tregjet energjetike të Turqisë, BE-së dhe palëve të dakorduara nga Bashkia energjetike përmes Korridorit jugor për gaz”.

Ata obligohen që të punojnë në mundësi të reja për krimin e zhvillimit ekonomik rajonal përmes lidhjes së ndërsjellë të infrastrukturave për gaz natyror të pesë vendeve me ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, ndërsa janë të hapura edhe për bashkëpunim me vendet e tjera të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në realizimin e këtyre përpjekjeve.

Ministrat në fund dakordohen se deklarata, ” vetëm e konfirmoi qëllimin politik dhe se nevojitet këmbim i mëtejmë i mendimeve dhe dialog për çështjet konkrete mes vendeve përkatëse pjesëmarrëse, si dhe kompanitë e përfshira”.