Shtëpia e modës Hermes shënon fitim rekord mbi 1 miliard euro

Profiti i shtëpisë franceze të modës Hermes, e njohur për nga galanteria dhe rrobat e shtrenjta, ka arritur një sukses të paparë.

ShowBiz

22/03/2017 16:55

Në vitin e kaluar për herë të parë ka tejkaluar shumën mbi një miliard euro, tregojnë të mërkurën rezultatet e bëra publike, shkruan agjencia France Press.

Fitimi neto i kompanisë ka arritur 1,1 miliard euro, që paraqet ngritje prej 13 për qind në krahasim me vitin 2015.

Por, sërish këto shifra janë nën pritjet e vlerësimeve të analistëve, të cilët i ka anketuar kompania hulumtuese Faktset.