Shqiptarja nxirret me forcë prej “Deutchland Sucht den Superstar”! (VIDEO)

Besa Ademi, shqiptarja që jeton në Gjermani është nxjerr nga roja e sigurimit nga studioja e një emisioni për zbulimin e talenteve.

ShowBiz

17/02/2015 13:48

Besa 21-vjeçare, e cila jeton në Dortmund bëri një performancë të dobët, por pavarësisht kësaj ajo ishte e bindur se këndoi mirë.

Edhe pse anëtarët e jurisë i kërkuan që të largohej, Ademi këmbëngulte duke kërkuar shpjegime nga juria e “Deutschland Sucht den Superstar”. Transmeton telegrafi.com

Në fakt, siç raporton “Bild”, Besa u zëmërua për gjuhën e përdorur nga një prej anëtarëve të jurisë. “Mund të isha vajza juaj, pse me flet me këtë gjuhë?”, i ka thënë jurisë Besa. Lajmi.net

http://www.clipfish.de/special/dsds/video/4169004/besa-ademi-vor-dem-dsds-casting-2015/