Shqiptari i arrestuar në Itali: E qëllova me armë kushëririn se kisha frikë..

Nesër pritet të dalë përpara gjykatës, shqiptari i arrestuar për plagosjen me armë të kushëririt të tij. Ai ka zbuluar edhe arsyet që e çuan të shkrepte pistoletën.

Lajme

13/08/2018 22:45

Mësohet se Marjol Veqo, 38 vjeç, ndodhet në burgun e “Villa Andreino” në Spezia, nën akuzën e tentativës së vrasjes së kushëririt të tij 35 vjeçar, i plagosur në këmbë. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në lagje popullore të Canaletto-s.

Detaje të mëtejshme dalin nga hetimet e kryera nga karabinierët. Veqo u tha hetuesve se kishte qëlluar për shkak të frikës. Sipas hetuesve, 35-vjeçari kishte punuar disa kohë në ndërmarrjen e kushëririt të tij, një kompani nënkontraktore ndërtimi.

Më pas, disa mosmarrëveshje në punë do të çojnë në ndarjen dhe grindjet e përhershme të familjes, e cila kulmoi pak kohë më parë me rrahjen e Veqos, i cili pësoi një frakturë.

Pastaj ndodhi episodi i së shtunës në mbrëmje pranë një bari.

Viktima kishte organizuar një rrahje të autorit, bashkë me miq të tij të armatosur me shkopinj gome, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Mbrëmjen e së shtunë, shqiptari i plagosur kishte ardhur me makinë pranë barit dhe sapo ka dalë prej tij, është përballur me kushëririn e tij, duke e qëlluar në këmbë.

Arma e përdorur ishte vjedhur pesë vjet më parë.

Shqiptari mbeti i plagosur në pjesën e këmbës jashtë rrezikut për jetën në një nga baret në qendër të rrugës “Giulio della Torre” në La Spezia.

Sipas informacioneve, shqiptari i dëmtuar nuk është në rrezik për jetën dhe u transportua në spitalin Sant’Andrea della Spezia.