Shqiptari e vret gruan sepse fliste në Facebook me një burrë tjetër

Agim Isaku, 40 vjeç, është shpallur fajtor nga Gjykata britanike Old Bailey pasi vrau gruan e tij, e cila fliste në Facebook me një burrë tjetër.

Lajme

24/02/2016 20:48

Sipas “Standart” shqiptari xheloz banues në Southall, mbyti gruan e tij Elife Began në dhomën e tij të gjumit.

Isaku e ndaloi bashkëshorten e tij të njohur ndryshe si Eli,nënë e dy fëmijëve të përdorte Facebook, i kontrollonte telefonin si dhe e detyroi të linte punën e saj. Kjo pasi ai zbuloi se 33 vjeçarja kishte nisur një miqësi me një burrë tjetër në rrjetin social.

Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit të shkuar. Ishte vetë autori i krimit ai që e telefonoi policinë duke thënë që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera.

Vendimi për Agim Isakun u mor pas 24 seancash gjyqësore dhe pritet të vihet në fuqi ditën e martë.