Shqiptarët e serbët e keqkuptuan mandatin e Gjykatës Speciale

Disa shqiptarë dhe serbë në Kosovë e kanë keqkuptuar mandatin e Gjykatës Speciale. Ky fakt është nxjerrë nga disa anketa të realizuara nga organizata ” Integra”.

Lajme

25/09/2017 09:50

Drejtori i saj, Kushtrim Koliqi tha të hënën në emisionin “Sytë 7” në Klan Kosova se kanë anketuar 1400 banorë ku ata kanë menduar se Gjykata Speciale ka për qëllim të trajtojë rastet e korrupsionit.

Sipas tij, raporti do të publikohet më datën 9 tetor.

Drejtori i “Intgeras” akuzoi institucionet se nuk e kanë treguar qëllimin e krijimit të kësaj gjykate.

Gjykata Speciale do të trajtojë rastet e paraqitura në raportin e  senatorit zviceran, Dick Marty për krime të supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së.