Shqipëria me rezervat më të mëdha të magnezit në botë, e ardhmja e garantuar

Instituti Korean i Shkencës dhe Teknologjisë me sukses e ka zhvilluar dhe testuar teknologjinë e baterisë me magnez. Faza e zhvillimit tani më është avancuar pasi që kjo teknologji nuk po përdoret vetëm në laborator por edhe në automjete. Një i tillë ka qenë i pajisur me këtë bateri të re dhe ka konfirmuar potencialin e saj, ndërsa rimbushet për vetëm 10 minuta dhe kalon 800 kilometra me një mbushje të tillë.

Lajme

26/08/2014 19:08

Toyota ka njoftuar se do punojë me bateritë nga joni i magnezit në automjetet e tij, kurse tani Instituti korean ka zhvilluar teknologjinë me magnez, që ka densitet të energjisë pesëfish më të lartë se joni i litiumit, transmeton Gazeta e Prizrenit .

Magnezi asnjëherë më parë nuk është gjetur si element i lirë. Aktualisht, Kompania Shqiptare e Mineraleve mban rezervat më të mëdha dhe më të pasura të magnezit, mbi 20 miliardë tonë, të vlefshme trilionë dollarë si metaloid magnezi i pastër. Magnezi në minierat shqiptare është më i miri në botë, me mbi 52% përbërje të magnezit.

Sahit Muja, president dhe themelues i kompanisë, thotë se magnezi do bëjë bujë në shekullin e 21-të.

Inxhinierët dhe shkencëtarët janë duke bërë zbulime të mëdha sa u përket automjeteve më të lehta, trenave, aeroplanëve, kamionëve etj., duke zhvilluar procese për përdorimin e  magnezit në pjesë të këtyre mjeteve transportuese.

Përdorimi i fletëve të magnezit për të ndrequr pjesë të automjeteve është një përparim i rëndësishëm. Magnezi është 75% më i lehtë se çeliku, 50% më i lehtë se titani dhe 33% më i lehtë se alumini.

Sipas Mujës, magnezi do ta ndryshojë tërësisht pikëpamjen ekonomike për burime të pastra të energjisë. Ky metaloid mund të përdoret për të prodhuar edhe hidrogjen, turbina të erës, robotë dhe për kapje e dyoksidit të karbonit.

Aktualisht Kina është prodhuesja dhe konsumuesja më e madhe e magnezit në botë. Vetëm gjatë vitit 2013 ky vend ka prodhuar 770 mijë tonë magnez themelor, shifër kjo e barasvlershme me 89 % të prodhimit botëror të magnezit.