Shqipëri – Kosovë, lajm shumë i keq për tifozët

Shumica e ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikime për “Kampionatin botëror 2018” do të zhvillohen në të njëjtin orar.

Sport

08/09/2016 08:52

Në natën e të hënës, shumë tifozë dëshironin të ndiqnin si kombëtaren shqiptare të futbollit në ndeshjen e saj ndaj Maqedonisë, ashtu edhe atë të Kosovës në debutimin historik ndaj Finlandës.

Por kalendari i caktuar nga UEFA për ndeshjet e para nuk u ka lejuar t’i shohin njëkohësisht me qetësi të dy ndeshjet, pasi janë luajtur në të njëjtin orar. Fatkeqësisht, situata dhe ky dyzim do të përsëritet edhe në vazhdim.

Sipas kalendarit të përcaktuar nga UEFA për ndeshjet e Grupeve G dhe I ku bëjnë pjesë përkatësisht Shqipëria dhe Kosova, dy skuadrat do të jenë gjithmonë në fushë në të njëjtën ditë dhe thuajse gjithmonë në të njëjtin orar. Përjashtimet janë datat 9 tetor 2016, (Ukrainë-Kosovë ora 18:00, Shqipëri-Spanjë ora 20:45), 24 mars 2017 (Itali-Shqipëri ora 20:45, Kosovë-Islandë ora 18:00) dhe 2 shtator 2017 (Shqipëri-Lihtenshtejn ora 18:00, Kroaci-Kosovë ora 20:45), përcjell “Panorama Sport”.

Në të gjithë ndeshjet e tjera, tifozët duhet të zgjedhin se kë të shohin, ose të provojnë të bëjnë atë që ndodhi në Prishtinë, ku në sheshin qendror të qytetit, në natën e së hënës, u vendosën dy ekrane gjgande që transmetonin njëkohësisht drejtpërdrejt takimet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kalendari i dy kombëtareve

06.10.2016

Lihtenshtejn-Shqipëri 20:45

Kosovë-Kroaci 20:45

09.10.2016

Ukrainë-Kosovë 18:00

Shqipëri-Spanjë 20:45

12.11.2016

Shqipëri-Izrael 20:45

Turqi-Kosovë 20:45

24.03.2017

Itali-Shqipëri 20:45

Kosovë-Islandë 18:00

11.06.2017

Izrael-Shqipëri 20:45

Kosovë-Turqi 20:45

02.09.2017

Shqipëri-Lihtenshtejn 18:00

Kroaci-Kosovë 20:45

05.09.2017

Maqedoni-Shqipëri 20:45

Kosovë-Finlandë 20:45

06.10.2017

Spanjë-Shqipëri 20:45

Kosovë-Ukrainë 20:45

09.10.2017

Shqipëri-Itali 20:45

Islandë-Kosovë 20:45

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4