Shqipëri, deputetët e opozitës hedhin miell në drejtim të Edi Ramës

Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë Kryeministri Edi Rama.

Lajme

12/04/2018 11:30

Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha, Flamur Noka hodhi në drejtim të Kryeministrit Rama një sasi mielli.

Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin. Por që të dy deputetët e opozitës refuzuan që të largohen nga salla.

“U kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të njoftojnë deputetët që të lënë sallën”, tha Ruçi duke ndërprerë sërish seancën./Topchannel