Shpëton mrekullisht: 9-vjeçari hidhet 6 metra nga goditja me veturë dhe shpëton (Video)

Një video shokuese po qarkullon këto ditë në internet, ku tregon momentin kur një djalosh 9-vjeç në një rrugë të qytetit Butterworth në pjesën perëndimore të Malajzisë, goditet nga një veturë në momentin që po kalonte rrugën pa shoqërues, shkruan Mirror.

Fun

29/10/2015 15:39

E gjithë kjo ngjarje tragjike është regjistruar nga një kamerë amatore e vendosur në xhamin e veturës së një shoferi, i cili kishte dalë gjatë një vikendi për shëtitje, transmeton lajmi.net.

Papritmas, djaloshi vendosë të kalojë rrugën pa u siguruar se ka kontrolluar mirë të dy anët e rrugës, dhe ky gjest i kushtoi me goditje të veturës.

Por për shkak të shpejtësisë së madhe ai ‘fluturoi’ mbi gjashtë metra duke u rrokullisur kështu nëpër rrugë.

Dhe mrekullisht i riu i identifikuar si Nur Aidil Hakim Mohammad i shpëton më të keqes, me vetëm disa të prera në fytyrë dhe mavijosje. (lajmi.net)

Djaloshi 2Djaloshi 3

YouTube player