Shpërthim në Vlorë, eksploziv në një makinë

Një shpërthim ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Lajme

10/11/2017 09:32

 

Eksplozivi ishte vendosur në automjetin të tipit “Mercedez Benz” të parkuar në oborrin e një shtëpie në zonën e Ujit të Ftohtë.

42 vjeçarja, pronare e mjetit lajmëroi policinë rreth orës 05:20, pasi dëgjoi zhurmën e shpërthimit, shkruan Top Channel.

Makina ka pësuar dëme në pjesën e përparme dhe policia po punon për të zbardhur motivet dhe për të gjetur autorët.