Shpërthim në kompaninë FedEx në Teksas (Video)

Një bombë e paketuar ka shpërthyer në depon e kompanisë FedEx në afërsi të San Antonios në Teksas.

Bota

20/03/2018 13:45

Pas këtij shpërthimi i lënduar ka mbetur një person.

Incidenti ka ndodhur gjatë natës në qytetin Schertz në afërsi të Austin, vend ky në të cilin janë vendosur katër bomba gjatë javëve të fundit.

The Washington Post raporton se policia janë duke hetuar lidhjet e mundshme me bombat e mëparshme të cilat kanë lënë të vdekur dy persona.

Sipas autoriteteve këto shpërthime janë realizuar nga një bombardues serial.