Shpërthim me tritol në Shkodër, raportohet për 3 persona të plagosur / VIDEO
Një shpërthim është regjistruar në Shkodër në lagjen Rus, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Lajme
Nga të dhënat e para mësohet se një sasi eksplozivi i është vendosur një automjeti tip Fuoristrade, ndërsa ka shkaktuar dëmtime të shumta në katin e parë të një banese.
Gjithashtu nga informacionet e para mësohet se si rezultat janë plagosur 3 persona, që janë transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.