Shpërthim i fuqishëm në Fier

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme. Mësohet se një sasi eksplozivi e vendosur një automjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV në lagjen ‘29 Nëntori’, shpërtheu.

Lajme

21/04/2018 23:07

Drejtuesi i mjetit ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe ka dalë i dëmtuar nga mjeti. Shoferi është dërguar menjëherë në spital.

Në vendngjarje, mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia që ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.