Shpërthen gypi në gjimnazin “Eqrem Qabej”, ndërpritet procesi mësimor

Sot është dita e dytë e procesit mësimor për gjysmë vjetorin e dytë në të gjitha shkollat, megjithatë në gjimnazin “Eqrem Qabej”, është ndërprerë mbajtja e procesit mësimor.

Lajme

17/01/2017 11:23

Lajmi.net ka mësuar se mbajtja e mësimit është ndërprerë për arsye se brenda në shkollë ka shpërthyer një gyp i radiatorit me ç’rast as profesorët nuk kanë pranuar të zhvillojnë mësimin në ato kushte, shkruan lajmi.net.

Drejtori i gjimnazit Iljaz Haziri, bëri të ditur për lajmi.net se në shkollë kanë shkuar ekipi për rregullimin e gypit të shpërthyer, e mësimi nesër pritet të zhvillohet normalisht.

“Po, ka shpërthyer një gyp dhe i kemi dërguar nxënësit në shtëpi, punëtorët janë duke e rregulluar dhe nesër pritet të mbahet mësimi normalisht”, tha Haziri.

Pak kohë më parë, lajmi.net ka raportuar se shkolla kishte probleme me ngrohje me ç’rast nxënësit dërgoheshin më herët në shtëpi nga i ftohti që mbante brenda. Por, drejtori i shkollës ka bërë të ditur se çdo gjë është në rregull por shkas është hapësira e madhe e shkollës e cila e bënë më të ngadaltë ngrohjen brenda. /Lajmi.net/