Shpendi po lëviz kah Qeveria

Partia Socialdemokrate duke ia bërë kuorumin të hënën koalicionit qeverisës, ka lënë të nënkuptohet se ky veprim i PSD-së mund t'i paraprijë hyrjes së kësaj partie në Qeveri.

Lajme

17/10/2018 08:12

Partia Socialdemokrate (PSD) ia pati ofruar muaj më parë nënshkrimet e dymbëdhjetë deputetëve të saj partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit.

Mirëpo në seancën e së hënës (pardje) të Kuvendit deputetët e partisë së Shpend Ahmetit qëndruan në sallë, duke ua bërë kuorumin koalicionit qeverisës, derisa dy partitë e tjera opozitare (LDK-ja dhe LVV-ja) kishin lëshuar sallën.

Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, thotë për “Zërin” se vendimi i dy partive të tjera opozitare për ta lëshuar sallën e Kuvendit të hënën që lamë pas ishte i paarsyeshëm, prandaj, siç thotë ajo, deputetët e PSD-së qëndruan në sallë.

Analistët politikë vlerësojnë se këto veprime mund t’i paraprijnë hyrjes së kësaj partie në Qeveri.