Shpend Ahmeti reagon për takimin Vuçiq-Mogherini

Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj takimit mes presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Lajme

18/01/2017 15:24

Ai në mënyrë ironike e ka vlerësuar lidershipin e Aleksandr Vuçiqit,  i cili edhe pse tentoi ta fus një tren me mbishkrime nacionaliste në Kosovë, përsëri po vlerësohet nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

“Falenderoj kryeministrin Vuçiq për lideshipin e treguar gjatë disa momenteve të vështira që unë mendoj se e kanë sprovuar atë në vazhdimësi për ta mbrojtur shtetin dhe qytetarët e tij, si dhe qytetarët e rajonit përmes dialogut”, ka potencuar kryetari i Prishtinës.

“Ai dërgon një tren ku thuhet “Kosova është Serbi” e shkruar në 21 gjuhë, pa leje të autoriteteve të Kosovës. Ai pastaj e ndal trenin dhe tash çmohet për lidership? Çfarë mesazhi po mundohet të dërgojë Mogherini te shtetet e Ballkanit?” ka shkruar Shpend Ahmeti në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/