Shpend Ahmeti nis fushatën, takohet me banorët e Hajvalisë (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nisur qysh tani të mendojë edhe për një mandat të dytë në këtë post.

Lajme

20/03/2017 21:45

 

Ai ka filluar takimet me banorët e kryeqytetit, pasi që tashmë pritet edhe konfirmimi që ai do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, transmeton lajmi.net

Në një postim në facebook, ai e ka konfirmuar se sot ka pasur takim me banorët e Hajvalisë të cilët i ka falenderuar për pjesëmarrje.

“Sapo pata një takim me banorët e Hajvalisë. Falemnderit qytetarëve për pjesëmarrje“, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ahmeti disa herë në komunikimet publike është shfaqur i bindur se do ta fitojë Prishtinën për herën e dytë, pasi sipas tij ka arritur t’i përmbushë shumicën e premtimeve. /Lajmi.net/