Shpend Ahmeti: “Kllapa” e Isa Mustafës shtetin e shohin si lopë!

Sipas tij, kjo "kllapa" e Isës krejt analogjitë për kundërshtarët i kanë me lopë, "kullosin fonde", "mjelin shtetin" e të ngjashme.

Lajme

12/08/2016 17:09

Pas akuzave të Bajram Gecaj për Vetëvendosjen se “mjelin shtetin” ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, kjo “kllapa” e Isës krejt analogjitë për kundërshtarët i kanë me lopë, “kullosin fonde”, “mjelin shtetin” e të ngjashme.

“Me siguri ka të bëjë me atë se si ata e shohin shtetin, sigurisht si diçka që duhet kullotur e mjelur. Do të ishte mirë që Isa Mustafa të deklarohet për përgjimet, apo ka frikë se ndonjë kushëri i shefit po i ngrit naj hetim në gjykata e aty është ndonjë kushëri tjetër i shefit të shefave. Pronto!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/