Shpend Ahmeti i shqetësuar me deklaraten e Bolton: Kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për deklaratën e dhënë nga John Bolton. Ahmeti thotë se deklarata e Bolton është dëshmi që qëndrimi i SHBA-ve ka ndryshuar në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme

24/08/2018 17:58

Edhe pas këtyre zhvillimeve Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë në pushim.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshu. Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator.

por,Kuvendi i Kosovës ende në pushim!!!