Shpend Ahmeti i prin thirrjes për protestë më 1 shtator (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar angazhimet e saj për të ftuar njerëz që të marrin pjesë në protestën e tyre, të organizuar më 1 shtator në Prishtinë, për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, datë kjo kur pritet të votohet në Kuvend.

Lajme

28/08/2016 00:20

Përmes një videoje, që synon të bind njerëzit të dalin në protestë, ky subjekt politik ka përzgjedhur Shpend Ahmetin t’i prijë ftesës për protestë, pasur me ish- Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi dhe përfunduar me shtetasin zviceran, Faton Topalli, raporton lajmi.net

Kështu, në videon e tyre, ata vlerësojnë se Kosova po humb tokë, se punësimet po bëhen pa merita nga grupet kriminale sipas tyre, po udhëheqin Kosovën, dhe se siç thonë ata, të varfrit dhe të papunët janë shumicë në Kosovë.

“Në qoftë se në një institucion shëndetësor vendoset një dajë, në qoftë se në një institucion gjyqësor vendoset një djalë i axhës, dhe në qoftë se si drejtorë shkollash vendosen kushërinj, atëherë kuptohet se pse Kosova është në këtë gjendje ku jemi sot. Papunësia nuk është çështje fati por është pasojë direkt e politikave që i ka ndërmarrë ky klan kriminal që po e udhëheqë Kosovën”, thotë Shpend Ahmeti.

“Kjo Qeveri, me Hashim Thaçin që ka nënshkruar këtë demarkacion të dëmshëm dhe Isa Mustafën që i qëndron pas kësaj marrëveshjeje do që të vulosë këtë akt tradhtie, duke i falur Malit të Zi mijëra hektarë tokë”, thotë Sami Kurteshi.

“I ftojë të gjithë të varfëritë, të papunët, që janë shumicë në Kosovë për të na u bashkangjitur në protestën e 1 shtatorit për të parandaluar humbjen e territorit të Kosovës karshi Malit të Zi”, thotë Faton Topalli./ Lajmi.net

YouTube player