Shpend Ahmeti i papërgjegjshëm, nuk i paguan as faturat e tij të ujit (Dokument)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përveçse nuk e ka kryer obligimin e Komunës së Prishtinës prej 2.5 milionë eurosh për Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ai nuk e ka paguar as ujin që e ka shpenzuar për më shumë se një vit. I pari i Komunës, i cili do duhej të ishte shembull për të…

Lajme

22/09/2017 16:47

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përveçse nuk e ka kryer obligimin e Komunës së Prishtinës prej 2.5 milionë eurosh për Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ai nuk e ka paguar as ujin që e ka shpenzuar për më shumë se një vit.

I pari i Komunës, i cili do duhej të ishte shembull për të gjithë qytetarët në kryerjen e obligimeve të veta, as që çan kokën për to.

Gazeta Express ka siguruar kartelën financiare të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku shihet borxhi i tij prej 136 euro.

Siç shihet prej kartelës financiare, mesatarja mujore e shpenzimeve të ujit nga Shpend Ahmeti ka qenë rreth 6 euro në muaj, derisa borxhi i përgjithshëm prej 136 eurosh i është grumbulluar në më shumë se një vit.

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat në krye të kryeqytetit është zënë ngushtë edhe mbrëmë gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt televizive.

Ai ka gënjyer kur është pyetur se sa para ka investuar për rregullimin e furnizimit të kryeqytetit me ujë në katër vjetët e fundit, duke thënë se ka paguar 5 milionë, derisa faktikisht vetëm 2.5 milionë euro janë shlyer prej borxhit të Komunës së Prishtinës.

I zënë ngushtë, Ahmeti ka thënë se qeveria e tij në Prishtinë në të vërtetë ka paguar vetëm 2.5 milionë euro.

“Dy milionë e gjysmë është pagesa, e cila është në buxhet, mirëpo auditori ma ka shkruar: mos gabo me i pagu pa t’i dhanë faturat ku i kanë shpenzuar këto pare”, është shprehur Ahmeti.

Auditori i kishte tërhequr vërejtjen Ahmetit edhe për punësimin e kundërligjshëm të 486 personave, shumica e tyre militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai as që i ka përfillur vërejtjet e tij.

Ndërsa, siç po dokumentohet edhe me kartelën financiare të tij, Shpend Ahmeti nuk i ka paguar as faturat e veta për më shumë se 1 vjet, të cilat i ka shpenzuar familja e tij në lagjen luksoze “Nic”.

shpendi1