Shpend Ahmeti i gëzohet ngritjes së aktakuzës ndaj rastit të veteranëve

Kryetari i Partisë Social Demokrate, njëherësh kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar ngritjes së aktakuzës ndaj 12 personave që dyshohet të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

Lajme

14/09/2018 17:36

“Aktakuzë nga prokuroria speciale në rastin veteranët. Duke marr parasysh dorëheqjen dhe prokurorit Blakaj, protestat e qytetarëve dhe krejt diskutimin publik që është bërë, shtrohet pyetja: A do të ngritej kjo aktakuzë po mos të ndodhnin të gjitha ato më lartë? Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Tani presim gjykim transparent e të drejtë. Lufta kundër parregullsive në listat e veteranëve nuk është vetëm mbrojtje e parasë publike, është mbrojtje e vlerave dhe luftëtarëve të vërtetë”, ka shkruar ai.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë kundër Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.