Shpend Ahmeti e kalon natën në “kllab” me vëllain e Dardan Molliqajt dhe Frashër Krasniqin

Kryetari i Prishtinës po vazhdon të anojë çdo ditë e më tepër ka krahu i Dardan Molliqajt. Ai mbrëmë ka qenë i shoqëruar në Zone nga rebelët e LVV-së.

Lajme

03/03/2018 19:42

Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, tashmë i ka mbetur veç të deklarohet edhe zyrtarisht së është larguar nga Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe ka kaluar në krahun e Dardan Molliqajt.

Ai kohëve të fundit është duke anuar ka krahu i Molliaqajt. I pari i Prishtinës, siç ka mësuar Express, mbrëmë ka kaluar disa momente relaksi në “Zone Club” (Zon Kllab) me vëllain e Dardan Molliqajt dhe Frashër Krasniqin.

Po mbrëmë Ahmeti në një deklaratë dhënë KTV-së e pranoi haptas se ka mundësi të largohet nga Vetëvendosje.

“Nuk mund të gënjej dhe të them se gjërat janë mirë apo kanë qenë mirë. Por mendoj se kjo gjë do ta marrë epilogun e fundit pasi të gjithë të përcaktohen për të ardhmen e tyre”, ka thënë Ahmeti.

Ai mbrëmë ka refuzuar të flas më hollësisht për problemet në nivelin qendror dhe shtoi që është plotësisht i fokusuar për të përmbushur të gjitha premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore, duke thënë që për të prioritet është Prishtina.

I pyetur nëse do të jetë kryetar i Prishtinës nga Vetëvendosja deri në fund të mandatit, ai u përgjigj duke thënë që nuk është i sigurt nëse do të jetë kështu.

“Jo, nuk thashë asgjë për siguri, as jam e as s’jam”, tha Ahmeti.

Disa herë është raportuar se Ahmeti do t’i bashkohet grupit të të pakënaqurve me në krye Visar Ymerin dhe Dardan Molliqajn të cilët janë dorëhequr nga partia që së fundi zgjodhi kryetar Albin Kurtin.

Sidoqoftë, Albin Kurti, i ka ndërlidhur grupin e Molliqajt me agjencitë inteligjente, SHIK-un dhe UDB-ën.

Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut.

Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK-ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Vetëm Albin Kurti është kandidat për Kryetar. Askush tjetër s’ka paraqitur kandidaturën.

Në anën tjetër, lajmi.net ka raportuar dje se Shpend Ahmeti është kandidati më potencial që ta drejtojë partinë e re e cila do të dalë nga ndarja e Vetëvendosjes, repsketivisht nga dalja e 13 deputetëve nga VV-ja në krye me Dardan Molliqaj.

Lëvizja Socialdemokrate me kryetar Shpend Ahmetin?