Shoqja mohon se e sulmoi, Baby G ka një porosi për të

Gjatë ditës së djeshme, Baby G kishte qenë kryetemë e medieve rozë për shkak të një sherri.

ShowBiz

01/06/2018 22:04

Ajo kishte deklaruar se mikja e saj e ngushtë, Bleta Gashi e kishte sulmuar atë bashkë me tre persona të tjerë, shkruan lajmi.net.

Madje, këngëtajra publikoi imazhe në rrjete sociale, duke thënë se i është dashur të shkojë në spital për t’u kuruar.

Tashmë ish-shoqja e saj ka mohuar ta ketë rrahur këngëtaren, duke ia vënë fajin kësaj të fundit, por Baby G nuk e la me kaq.

Përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka sqaruar edhe një herë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Baby G tregon se ajo në Dubai ka udhëtuar pasi të ketë ndodhur ngjarja, madje i dërgon porosi Bletës se edhe me një sy apo këmbë qoftë nuk e lë udhëtimin kur është fjala për karrierën e saj.

“<<< Nuk do të ndalem kurrë ✋ sepse dashuria fiton ndaj urrejtjes gjithmonë! Mos lejoni askënd t’ju përulë ?”, ka shkruar këngëtarja. /Lajmi.net/