Shoqata e afaristeve Sharri në Dragash kërkojnë nga KEDS t’i ndalin reduktimet e rrymës

Shoqata e afaristëve Sharri në Dragash sot në takimin e radhës ka analizuar situatën në të cilën ndodhen bizneset e komunës së tyre dhe në këtë mënyrë kërkojnë nga korporata energjetike KEDS, që të ndërpriten reduktimet e energjisë elektrike në territor të Komunës së Dragashit të cilat po vazhdojnë edhe tani pas rregullimit të rrjetit ku ishim të shkëputur 73 orë të plota nga sistemi energjetik.

Lajme

13/01/2017 18:48

Reagimi i tyre:

Dëshirojmë t’i drejtohemi publikisht të gjitha institucioneve të republikës së Kosovës e në veçanti korporatës energjetike KEDS, që të ndërpriten reduktimet e energjisë elektrike në territor të Komunës së Dragashit të cilat po vazhdojnë edhe tani pas rregullimit të rrjetit ku ishim të shkëputur 73 orë të plota nga sistemi energjetik.

Gjithashtu kërkojmë furnizim me energji cilësore e jo me energji të tensionit të ulët e cila po na shkakton vazhdimisht prishje në pajisje dhe makineri.

Jemi prej para paguesve më të rregullt të energjisë elektrike dhe kërkojmë që të trajtohemi të barabartë si tërë qytetarët e tjerë të republikës së Kosovës.