Shokuese: Qeni i shtëpisë mbyt foshnjën 6 ditëshe

Foshnja gjashtëditëshe Eliza-Mae ka qëndruar në shtëpi vetëm dy ditë pasi ka kaluar kohën në kujdes intensiv pas lindjes. Nëna e tmerruar u pa duke vrapuar në rrugë dhe duke bërtitur pasi e gjeti vajzën e sapolindur të mbytur nga qeni i shtëpisë.

Bota

19/02/2014 15:15

Prindërit Sharon John dhe Patrick Mullane sot nderuan vajzën e tyre të vogël duke thënë se “ajo do të mbetet gjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë atë pak kohë të cilën ishim në gjendje ta kalojmë me të”.

Foshnja gjashtëditëshe Eliza-Mae ka qëndruar në shtëpi në New Road (Britani e Madhe) vetëm dy ditë pasi ka kaluar kohën në kujdes intensiv pas lindjes.

 

Çifti nga New Road tha: “Edhe pse ishte pjesë e rëndësishme e familjes sonë për një periudhë kaq të shkurtër, Eliza- Mae do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona…”

 

 

 

Nëna e tmerruar vrapoi në rrugë duke bërtitur pasi e gjeti vajzën e sapolindur të mbytur nga qeni i shtëpisë.

Fqinja Patricia Punter, 71 vjeçare, tha se e ka parë nënën e foshnjes duke bërtitur” “Nuk e di çka të bëj. Qeni e hëngri beben në kokë”.