Shndërrimi i FSK-së në ushtri është stabilitet për rajonin

Sekretari i Marinës Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Raj Mebus është takuar me Ministrin e Forcës së Sigurisë, Haki Demolli, ku kanë diskutuar për transformimin e FSK-së në ushtri.

Lajme

23/06/2015 17:07

Sipas një komunikate për mediea të lëshuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këtë takim është diskutuar edhe për procesin transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Pas përfundimit të të cilit u vlerësua se, do të krijohet një forcë e armatosur e cila nuk do të paraqet kurrfarë kërcënimi për regjionin. Forcë kjo, që do të jetë e gatshme për të afruar kapacitete e veta për mbrojtjen dhe integritetin e vendit, si dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e minoriteteve në Kosovë dhe do të ketë trajtim të drejtë të çështjes gjinore”, thuhet në komunikatën e ministrisë së FSK-së.

Gjatë takimit palët kanë biseduar edhe për bashkëpunimin dhe përkrahjen e pakursyer të cilën ia afron SHBA-ja, MFSK-së dhe FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e saj.

“U konstatua se kjo përkrahje afrohet si formë e trajnimeve për FSK-në, donacioneve financiare dhe materiale, programeve dhe projekteve ushtarake, si dhe këshillimeve profesionale”, thuhet në komunikatë.