Shmanguni gabimeve të mëngjesit

Dita e mirë shihet në mëngjes – është një thënie e vjetër, të cilën shumica nesh nuk e kupton seriozisht. Nuk është njësoj se çka bëjnë në mëngjes, ndërsa këto janë gabimet më të mëdha të cilat i bëjmë sapo i hapim sytë.

Lifestyle

04/09/2017 09:28

Alarmi për pak kohë

Shprehia që disa herë ta shtyjmë alarmin na nervozon, ndërkaq është dëshmuar që ky gjumë “i vjedhur” nuk rigjeneron. Prandaj, kurdiseni orën bash kur dëshironi të ngriheni nga gjumi dhe do të ndiheni mirë sepse keni treguar forcë dhe vullnet, transmeton Telegrafi.

Kontrollimi i celularit në shtrat

Shumica e njerëzve flenë afër apo me celularët e tyre – një zakon ky i cili jo vetëm që dëmton kualitetin e gjumit, por mund të shkaktojë çrregullime në mëngjes. Të kalosh disa minuta duke shfletuar nëpër të rejat në rrjete sociale mund t’ju bëjë që të ndjeheni në ankth dhe në pamundësi për t’u fokusuar gjatë gjithë ditës.

Mos-ngrënia e mëngjesit dhe pirja e kafesë

Të zëvendësosh mëngjesin duke e rritur energjinë me kafe mund të duket një ide e mirë, por nuk është ashtu. Ngrënia e mëngjesit është thelbësore për një shëndet më të mirë të përgjithshëm. Kështu, njëherë hani mëngjesin më pas mund të pini një kafe! /Lajmi.net/