Shkyçjet e rrymës në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj

KEDS-i ka njoftuar se në disa rajone të Gjilanit, Ferizajt dhe Prishtinës, do të ketë shkëpytje të rrymës për arsye të punimeve.

Lajme

27/05/2016 17:07

Këto janë rajonet që do të ketë ndërprerje të rrymës në datat 28, 29 dhe 30 maj:

Gjilan

1.

Në NS 110/10kV Kamenicë  do të ketë shkyçje totale:

Më 28.06.2016 nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:00 dhe

Më 29.06.2016 nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Komuna e  Kamenicës me fshatra përreth.

Arsyet e shkyçjes janë: realizimi i punëve nga operatori i transmisionit KOSTT.

Ferizaj

Më 28.05.2016 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të shkyçet:

Dalja 10kV Fshatrave – Dardanisë (40000002)  prej orës 10:00 -11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të ormanit në TS 10/04 KV Lagja e Re – Zdrukthtaria – Sojevë.

Prishtinë

1.

Më 30.05.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 7 do të shkyçet:

Dalja 10kV J25-Mati 1 (19000025) prej orës 11:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin këto lokalitete: Banesat e Royal, Banesat e Krapit, Banesat e Morinës, NTP BESA COMMERCE, NTP BURIMI COMMERCE dhe një pjese e rrugës Muharrem Fejza.

Arsyeja: për shkak të punimeve sipas urdhëresës për kyçje Nr. 4201/20-05-2016.