Shkuan të tërhiqnin “Anijen në flakë”, humbin jetën dy marinarë shqiptarë

Bilanci i viktimave të tragetit "Norman Atlantic" shtohet edhe me 2 marinarë shqiptarë. Lajmin e ka dhënë Kapiteneria e Vlorës, sipas së cilës marinarët që kanë humbur jetën ishin në ekuipazhin e rimorkiatorit që po tërheq tragetin që u përfshi nga flakët në orët e para të ditës së diel. 

Lajme

30/12/2014 10:24

Marinarët që kanë humbur jetën ishin pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Iliria”. 

Ata u goditën nga kavoja që u këput ndërsa rimorkionin tragetin. 

Ndërkohë, mësohet se trageti “Norman Atlantic” është pranë brigjeve puljeze, por nuk hyn dot në port për shkak të motit të keq.

Dy viktimat ishin së bashku me 3 persona të tjerë me rimorkiatorin “Iliria” sot në mëngjes, i cili ishte kontraktuar për t’i ardhur në ndihmë “Norman Atlantic”.  Dyshohet se Petrit J., 59 vjeç dhe Edmond H., 57 vjeç janë dy personat të cilët shkuan në ndihmë të tragetit që ndodhet vetëm 3 milje larg Vlorës, raporton Top Channel.