Shkojnë në pushim deri më 15 janar

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të pushojnë deri më 15 janar, datë pas së cilës pritet të mbahet seanca e parë parlamentare për vitin 2015. 

Lajme

30/12/2014 08:30

Kuvendi një ditë më parë mbajti disa seanca të njëpasnjëshme, kryesisht me qëllimin për të miratuar Projektbuxhetin Buxhetin për vitin 2015.

Me 69 vota pro, 20 kundër dhe 2 abstenime, deputetët votuan Buxhetin për vitin 2015 në leximin ne dytë, pas shumë amendamenteve shtesë të propozuara nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.