Shkoi rastësisht në banjon e pompës së naftës, por aty lindi foshnjen e saj (Video)

Kur foshnja është gati të lindë, s'ka fare rëndësi vendi.,, edhe nëse ndodhë në banjot e një pompe nafte.

Lifestyle

09/01/2017 23:16

Amanda Sherman quhet gruaja e cila kur shkoi në banjo, e kuptoi se po gjakoste dhe se do të lindte foshnjen e saj.

Dikush kishte kaluar rastësisht pranë derës së saj dhe kishte thirrur të tjerët për ndihmë ngase ajo po lindte me shpejtësi, shkruan CBC Pitsburgh, transmeton lajmi.net.

Mesazhi të cilin ia kishte dërguar burrit të saj, ishte: “Thirre një ambulancë, jam duke gjakosur.”

Kur burri arriti tek gruaja e tij, veçse e pa me foshnjen në dorë dhe tha “Oh, ja ku është!”

Shefi dhe një punëtore kishin ndihmuar në lindjen e foshnjes, ndërkaq punëtorët e tjerë i ndihmuan burrit për të thirrur shërbimin e ambulancës.

Nëna dhe foshnja tani ndodhen në shtëpi, janë mirë me shëndet, ndërkaq një histori për t’u treguar mbetet në të ardhmen..për një banjo të një pompe nafte dhe një lindje të shpejtë… /Lajmi.net/

YouTube player