Shkencëtarët zbulojnë cilët janë më të mirë për shëndetin, qentë apo macet

Qentë janë më të mirë për shëndetin tuaj sesa macet! Ata janë më pak të prirë t’ju sulmojnë, e gjithashtu më të prirë t’ju nxisin juve të ushtroni.

Lifestyle

03/07/2017 23:22

Veç kësaj, nëse rriteni pranë tyre, ata janë më të mirë në zvogëlimin e alergjive te fëmijët, mund t’u ndihmojnë pronarëve me sheqer të ulët në gjak, e gjithashtu edhe mund t’i lexojnë emocionet e njerëzve.

Ndërsa macet janë më të prira të shkaktojnë qeren.

 Prandaj, fatkeqësisht për macet, qentë janë kafsha superiore shtëpiake.

Sidoqoftë, vlen të ceket se çdo lloj kafshe që e mbani në shtëpi jua përmirëson shëndetin. /Lajmi.net/