Shkencëtarët: Vera është koha më e shëndetshme e vitit

Sigurisht ndoshta keni menduar se ka një arsye pse njerëzit e duan aq shumë verën, dhe shkencëtarët tani duket e kanë zbuluar arsyen. Ata kanë gjetur prova të cilat tregojnë se ne jemi më të shëndetshëm gjatë muajve të nxehtë të verës.

Lifestyle

21/05/2015 20:32

Studimi i ri nga Universiteti i Kembrixhit është i pari të tregojë se ndryshimet sezonale në fakt ndikojnë në sistemin tonë imunitar.

Kjo ndihmon të shpjegohet më mirë se pse ne kemi më shumë gjasa të vuajmë nga disa kushte – duke përfshirë sëmundje mendore, diabet, artrit dhe sëmundje të zemrës – në muajt e dimrit, përderisa njerëzit janë më të shëndetshëm gjatë verës, transmeton Lajmi.net.

“Ky është një studim i shkëlqyer i cili siguron prova reale dhe përkrahë besimin popullor se ne jemi më të shëndetshëm në verë,” thanë hulumtuesit.

“Variacioni sezonal në këtë masë është një gjetje interesante – aktiviteti i shumë gjeneve tona, si dhe përbërja e gjakut tonë dhe indeve yndyrore ndryshon në varësi të stinëve,” vazhduan hulumtuesit.

Hulumtuesit studiuan mostra të njerëzve nga të dyja hemisferat, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-të, Islandën, Australinë dhe Gambinë, transmeton Lajmi.net.

Ata gjetën se aktiviteti i pothuajse ¼ të 23,000 gjeneve të testuar ndryshonin sipas kohës së vitit, me disa aktivitete në dimër dhe verë.

Një gjen i veçantë, i njohur si ARNTL, i cili ka qenë i lidhur me shtypjen e infeksioneve në minj ishte më pak aktiv në verë, duke sugjeruar se mund të ketë një efekt të ngjashëm edhe në njerëz.

Nuk dihet saktë se çfarë i shkakton këto ndryshime, por studiuesit thonë se kjo mund të jetë për shkak të kushteve mjedisore si drita dhe temperatura e ambientit.