Shkencëtarët u kërkojnë të keni kujdes me produktet e pastrimit!

Nëse nuk i bëni punët e shtëpisë në mënyrën e duhur, kjo mund t’i ekspozojë familjet karshi kemikaleve që shkaktojnë kancerin, thotë një studim i ri.

Lifestyle

14/09/2016 13:03

Analizat e shtëpive, e kanë konfirmuar se me dhjetëra kemikale toksike ka nëpër shishet e plastikës që përmbajnë produkte kozmetike dhe pastrimi.

Këto produkte janë të ndërlidhura me astmën, kancerin në gji, tipin II të diabetit dhe po ashtu mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues.

Sipas shkencëtarëve njerëzit i shmangin rrezitjet që vijnë nga produkte të tilla.

Dr. Robin Dodson, shkencëtar amerikan i ambientit thotë: “Konsumatorët e kanë fuqinë që të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme që ta mbrojnë veten nga kemikalet e produkteve të përditshme. Këto gjëra mund ta bëjnë diferencën jo vetëm në shëndet, por edhe në tregun e këtyre produkteve, duke ua vënë si kriter prodhuesve që t’i bëjnë më të sigurta”, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.