Shkencëtarët thonë se duke kolonizuar planetet tjera do të krijohen specie të reja njerëzore

Të gjitha shenjat tregojnë se njerëzimi ka hyrë në fazën e kolonizimit të planetëve të tjerë në dekadat e ardhshme, dhe disa shkencëtarë besojnë se duke kolonizuar, ne do të mund të krijojmë degë të reja të evolucionit të njeriut.

Auto & Tek

08/07/2015 20:43

Evolucioni është përcaktuar shpesh nga mjedisi në të cilën një bimë apo kafshë ka evoluar, duke përfshirë këtu edhe njeriun. Disa prej shkencëtarëve madje besojnë se kjo do të ndodhë shpejt.

“Këta njerëz do të bëhen dega e pemës njerëzore, dhe ata ndoshta do të evoluojnë në diçka tjetër,” thotë Chris Impey, një astronom nga Universiteti i Arizonës, transmeton Lajmi.net.

234230

“Ata do të evoluojnë fiziologjikisht mjaft shpejt për shkak se nëse graviteti është më i vogël – si në Hënë dhe Mars – atëherë ata do të ndryshojnë”.

Ju mund të gjeni raste specifike të këtij fenomeni edhe në Tokë gjithashtu, vetëm në një shkallë më të vogël, thotë ai.

Përderisa njerëzit kanë lëvizur në regjione të ndryshme të Tokës, disa prej atributeve të tyre fizike ndryshuan për t’ju përshtatur më mirë jetës në një mjedis të ri, transmeton Lajmi.net.

“Ajo që po themi ne është se, mjediset e reja – për shembull, mjedise të reja me rrezatim, pavarësisht se çfarë është përbërja e gazit njerëzit do të arrijnë të marrin frymë,” thotë Cameron Smith një antropolog i cili pajtohet me vlerësimin e Impey.

Këto kushte mjedisore bazë do të riformojnë gjenomin njerëzor. Vështirë, por do të arrijnë ta riformojnë, thonë ata – dhe përfundimisht njerëzit do të evoluojnë në diçka tjetër.