Shkencëtarët japonezë krijojnë hologram që mund të preket

Ëndrra për të prekur hologramin duket se është bërë realitet sipas disa shkencëtarëve në Japoni, të cilët thonë se ia kanë arritur të krijojnë hologram që mund të preket.

Auto & Tek

02/07/2015 14:34

Ndryshe nga filmi fanta-shkencë Star Trek, që përdorte fushat e forcës për të krijuar një sens të prekjes, hulumtuesit në Japoni kanë përdorur një metodë tjetër: lazerë femtosekond.

Ky lloj lazeri që përmban plazmë të imazhit 3D është demonstruar para se të nxirrej plazma ajrore 3D e grafikës, por kjo është hera e parë që një mekanizëm i tillë është krijuar në atë mënyrë që nuk është i dëmshëm për njeriun që ta prekë atë.

Aspekti i prekjes së sigurt të këtij imazhi është arritur duke reduktuar kohëzgjatjen e ‘breshërit’ lazer për rezolucion më të lartë të femtosekondit, në vend të një rezolucioni më të dobët, transmeton Lajmi.net.

Në videon demonstruese të ekipit hulumtues, është shfaqur një gisht i cili në mënyrë të sigurt prekë hologramët e bërë nga vokselët (pika të dritës që emetohen nga plazma kur fokusi i një lazeri jonizon ajrin).

22holo

Hologramët përfshijnë një zemër, një yll dhe një zanë të vogël, transmeton Lajmi.net.

Të gjitha imazhet tregojnë se në thelb ato janë përfaqësime tre-dimenzionale të imazheve dy-dimenzionale.

Shikojeni videon: