Shkenca tregon se ç’ndodh me trupin tuaj nëse hani bollgur çdo ditë

Sot, ka studime të panumërta dhe kërkime mbi rëndësinë e mëngjesit.

Lifestyle

03/02/2019 17:40

Në fakt, çdo gjë, duke filluar nga humbja e peshës deri në rregullimin e proceseve të shumta trupore lidhet me cilësinë e ushqimit, transmeton lajmi.net.

Si një nga ushqimet kryesore të mëngjesit, bollguri sigurisht mori fronin e meritave.

Më poshtë, do të gjeni në detaje mbi rëndësinë e ngrënies së bollgurit për mëngjes dhe përfitimet që vijnë si rrjedhojë.

Gjysmë filxhan bollgur përkthehet në 13 g proteinë. Me këtë ushqim, ju gjithashtu arrini të plotësoni nevojën maksimale të përditshme për mangan.

Përveç kësaj, bollguri është e mbushur me ushqyes të tjerë të rëndësishëm, siç është Vitamina E dhe B1, seleniumi dhe biotina, acidi fenolik dhe fitik.

Ndërkaq, nëse hahet në mëngjes, bollguri arrin të bëjë balancimin e peshës, iu ofron një ndjenjë të ngopjes, ua shton nivelet e energjisë, si dhe balancon nivelet e sheqerit në gjak. /Lajmi.net/