Shkaku i rrymës i digjet çatia e objektit të qumështores, dëmi 3000 euro

Çatia e një objekti të qumështores është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme material në vlerë prej 3000 euro.

Lajme

09/06/2018 12:46

Sipas policisë, për këtë rast që ka ndodhur në Fushë Kosovë, dyshohet të ketë ardhur nga rryma.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dyshohet qe pas një kontakti me rrymën, nga zjarri është përfshirë çatia e objektit të qumështores. Përveç dëmeve materiale, vlerat e të cilit sillet rreth 3000€ nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/