Shishet e plastikës e ”sulmojnë” liqenin e Dibrës (Foto)

Maqedonia në tërësi ka probleme të mëdha me mbeturinat, e si argument për këtë janë edhe fotografitë që çdo ditë i publikojmë nga vendbanime të ndryshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lajme

17/11/2016 12:13

Aktivisti për ambient jetësor në Dibër, Goce Ljubinoski, për Meta e ka shfaqur shqetësimin për shishet e plastikës që e kanë pushtuar liqenin e Dibrës.

Në liqen shihen shishe plastike të shpërndara thuajse në tërë sipërfaqen e liqenit, që më herët ishtë krenari për qytetin e Dibrës.

Nuk duhet të harrohet fakti se në po të njejtin qytet ekziston edhe një deponi e egër për mbeturina./Telegrafi/

shishet-ne-diber-2

shishet-ne-diber-1