Shikoni se si i shpëton djaloshi goditjes me makinë (Video)

Një video rrëqethëse tregon se si një djalë i ri i shpëton gjuajtjes me makinën e cila po lëvizte me shpejtësi maksimale. Djaloshi shihet teksa hedhet kur shoferi i makinës shtyp frenat.

Fun

06/08/2015 14:16

Menjëherë pas rrëzimit, ai ngrihet në këmbë dhe përfundon në krahët e një personi të rritur që ndodhej aty pranë.

Mjekët në provincën Shandong të Kinës, thanë se djali ka pësuar vetëm lëndime të vogla në fytyrë.

“Mrekullia e ka shpëtuar djaloshin. Shpresojmë se në të ardhmen ai do ta shikojë mirë rrugën para se të tentojë të kalojë në anën tjetër.” – u shpreh njëri prej mjekëve./arbresh.info

YouTube player