Shikoni çfarë ju bën të pastrehëve ky njeri i veshur si ninja (Video)

Një njeri kishte vendosur që të ndihmojë njerëzit e pastrehë në një mënyrë shumë të çuditshme...

Fun

14/03/2017 18:29

Ai u vesh si ninja, mënyrë kjo e çuditshme dhe qesharake për një njeri të rritur, megjithatë ai u inspirtua nga Ryan Higa aka NIGA HIGA, transmeton lajmi.net

Ai bleu rroba, ushqim dhe pije dhe i vendosi nëpër qese, pastaj filloi t’u shpërndajë të gjithë të pastrehëve që i kishte parë.

Ai u linte qeset pranë dhe ikte, e derisa kamera incizonte gjithçka, ata u habitën kur panë se njëri prej të pastrehëve po e ndante ushqimin e tij me macet e vogla që i kishte afër.

I pastrehu u kujdes për të tri macet e tij, ndërkaq për ninjan, lumturia e vërtetë qëndronte në ndihmën e tij të pakët, për të cilën ishte edhe një ditë jetë më shumë për njerëzit e pastrehë.

Sa shumë mund të bëjë njeriu, vetëm pak duke ndarë nga xhepi i tij. Vërtetë, lumturia e vërtetë qëndron në gjërat e vogla, që i bëjmë me dashuri shumë të madhe.

Shikoni videon më poshtë. A nuk është koha të luani edhe ju rolin e personazhit tuaj të preferuar dhe të ndihmoni njerëzit në nevojë? /Lajmi.net/

YouTube player