Shifrat shqetësuese të vdekjeve si pasojë e konsumit të duhanit

Një në tre vdekje të personave mbi 35 vjet në Amerikë është si pasojë e sëmundjeve që vinë nga konsumi i duhanit dhe kjo është me të vërtetë shqetësuese.

Lifestyle

25/10/2016 21:57

Hulumtimet e vitit 2014 kanë dhënë këto shifra mjaftë shqetësuese edhe për vendet e tjera të botës në të cilat numri i popullsisë që konsumojnë duhan është i madh, transmeton lajmi.net

Amerika Jugore sidomos ishte e prekur nga dukuria në masë të madhe dhe vdekjet më të mëdha ishin në atë pjesë.

Përqindja më e madhe e vdekjeve si pasojë e konsumit të duhanit ishte tek burrat, ndërsa tek gratë përcjellej me sëmundje të rënda.

Hulumtuesit thonë se duhet që ligjet kundër konsumit të duhanit bëhen më të rrepta dhe fushatat vetëdijësuese për t rinjtë e të moshuarit të jenë më prezente.

Sipas studiuesve, është për tu shqetësuar fakti se në mesin e duhanpirësve ka edhe shumë të rinjë të moshës nën 18 vjeçare në të gjitha shtetet e botës./lajmi.net