Shi i bombave amerikane: A është kjo dëshmi se po përgatitet lufta e madhe? (Video)

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur forcat e saja në Korenë e Jugut, në afërsi të kufirit të të fqinjit të saj të trazuar verior.

Bota

26/04/2017 19:01

Ato janë vendosur vetëm pak kilometra nga kufiri, por që dy ushtritë po kryejnë ushtrimet më intensitet të lartë ushtarak, transmeton lajmi.net.

Një video e publikuar tregon forcën e fuqishme të ajrit që simulon sulme ndaj objektivave nga ajri.

Këto ushtrime ushtarake janë mbajtur vetëm disa ditë para se SHBA të fillon shpërndarjen e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Koren e Jugut.

Pas kësaj, Kina i ka dërguar një mesazh Uashingtonit se do të ishte mirë që menjëherë të tërhiqeshin sistemet e raketave në Korenë e Jugut, pasi kjo rrezikon gjendjen në rajon.

Kim Jong-un një javë më parë i ka dërguar një kërcënim Seulit dhe Uashingtonit, duke thënë se Koreja e Veriut do të jetë e pamëshirshme ndaj armiqve.

Dy Koret janë teknikisht ende në luftë, sepse pas përfundimit të Luftës së Koresë (1950-1953) është nënshkruar një armëpushim, por jo një traktat paqeje. /Lajmi.net/

YouTube player