Shfaqen edhe dy objekte të tjera të UFO në Irlandë

Dy pilotë të linjave ajrore pretendojnë të kenë parë objekte misterioze që fluturonin pranë aeroplanëve të tyre mbi Irlandë.

Fun

13/11/2018 23:47

Autoriteti i Aviacionit irlandez ka nisur tani një hetim për paraqitjen e pamjeve të çuditshme, transmeton lajmi.net.

Të dy pilotët me eksperiencë po fluturonin në një lartësi jashtëzakonisht të lartë në fluturimet e planifikuara ndërsa dëshmonin objektet fluturuese të “UFO-ve” – duke bërë këto zbulime më të besueshme.

Videoja u regjistrua nga një pilot i British Airways që fluturonte një avion Boeing 747 nga Montreal në Heathrow mbi Kerry në 6.47 të premten e kaluar.

Megjithatë, videoja është konsideruar si konfidenciale dhe nuk i është dhënë leja nga autoritetet për publikim në rrjetet sociale./Lajmi.net/