Sherifi: Të bëhemi bashkë pozitë e opozitë për ta çuar vendin përpara

Shefi i Grupit Parlamentar Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi në një deklaratë për media ka thënë se seanca e sotme tregon një realitet që e kemi ditur se ekziston.

Lajme

06/09/2018 11:24

Sipas tij, në këtë rast kërkohet bashkëpunim nga të dyjat palët si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

‘’Kjo seancë shpërfaqi një realitet që e kemi ditë por mirë që e patë. As mazhoranca as opozita nuk mund ta bartin procesin, duhet të bëhen bashkë t’i japin zgjidhje vendit dhe të japin një përgjigje e mos ta gjuajnë topin tek deputetët’’, tha Sherfili, raporton lajmi.net.

Kujtojmë se këtë seancë opozita e kishte thirrur për të debatuar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë./Lajmi.net/