Shenjat treguese që trupi juaj është i helmuar nga toksinat dhe metalet e rënda

Metalet e rënda janë toksike për qeniet njerëzore, madje edhe kur janë në përqëndrime të ulëta.

Lifestyle

05/09/2017 21:52

Disa nga metalet më të zakonshme të rënda janë merkuri, alumini dhe plumbi dhe ajo që nuk dini është se të gjithë qeniet e gjalla janë të ekspozuara ndaj këtyre metaleve nga ajri, nga ushqimi dhe uji. Kur trupi juaj përthith këto toksina, shpesh organizmi reagon duke na dhëna shenja.
1. Ndjesia e të përzierës
Kjo ndjesi është një simptomë e zakonshme e helmimit akut nga metalet e rënda.
2.Vjellje
Vjellja është një tjetër simptomë e zakonshme e helmimit akut të metalit të rëndë. Pas ekspozimit, trupi juaj do të përpiqet të pastrojë organzimin nga toksinat.
3. Dhimbje koke
Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë ose kronik ndaj metaleve të rënda. Toksinat që krijohen në trup mund të shkaktojnë dhimbje koke kronike.
4. Vështirësi në procesin e frymëmarrjes
Toksiciteti i metaleve të rënda në trup mund të shkaktojë shqetësime në sistemin e frymëmarrjes. Vështirësia gjatë frymëmarrjes mund të jetë një shenjë e helmimit nga merkuri.
5. Problemet me lëkurën
Problemet e lëkurës ndodhin kur toksinat fillojnë të depërtojnë përmes lëkurës.
6. Marramendje dhe shpërqëndrim
Toksiciteti i metaleve të rënda mund të ndikojë në tru në formën e konfuzionit dhe humbjes së kujtesës. Simptoma të tjera neurologjike mund të përfshijnë dhimbje koke, nervozizëm, koma dhe konvulsione.
7. Kapsllëku
Toksiciteti i metaleve të rënda mund të ndikojë negativisht në sistemin e tretjes, duke shkaktuar diarre ose kapsllëk.
8. Djersitje gjatë natës
Trupi shpesh përpiqet të largojë toksinat përmes djersës. Djersitja e tepërt gjatë natës mund të jetë shenjë se trupi po vuan nga toksinat. /Lajmi.net/