SHBA – Trump arrin numrin e nevojshëm të delegatëve republikanë për presidencialet

UASHINGTON, 26 maj /ATSH-ANSA/ – Donald Trump ka fituar emërimin republikan për në Shtëpinë e Bardhë, që sipas përllogaritjeve të “Associated Press” ai ka arritur numrin e nevojshëm prej 1 237 delegatë për t’u paraqitur në garën për president si kandidat i republikanëve.

Bota

27/05/2016 00:30

Trump ka arritur deri tani 1 238 delegatë, një numër që me shumë mundësi do të rritet me rreth 303 delegtë të tjerë më 7 qershor që do të votohet pesë shtete, duke konsoliduar pozicionin e tij.

Trump pritet t’i fitojë bindshëm primaret që kanë mbetur, pasi është i vetëm në garë, kjo do t’i mundësojë të garantojë që kandidatura të mos t’i kontestohet.