SHBA: Rusia synon të përzihet në zgjedhjet e ardhshme – Lajmi.net
SHBA: Rusia synon të përzihet në zgjedhjet e ardhshme
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:57, 13 February 2018
Shefat e agjencive kryesore të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se Rusia synon të përdorë sulme kibernetike dhe taktika të tjera, në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në disa vende evropiane.

Duke dëshmuar sot para Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan, drejtorët e CIA-s, FBI-së, Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, dhe të tri agjencive të tjera të spiunimit, janë pajtuar me vlerësimin se Moska nuk i ka kufizuar përpjekjet e saj për të ndikuar në politikën amerikane, prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

“Gjatë gjithë komunitetit, ne nuk kemi parë asnjë dëshmi të ndonjë ndryshimi të rëndësishëm”, tha Dan Coats, drejtor i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Operacionet e vazhdueshme dhe të rënda kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aletatëve tanë evropianë do të vazhdojnë, me përdorim të zgjedhjeve si mundësi për shkatërrim të demokracisë”, tha Coats në deklaratën me shkrim.

Në raportin e publikuar në janar të vitit të kaluar, agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara patën konkluduar se Rusia ishte angazhuar në hakerizëm dhe përpjekje propaganduese, për të ndikuar në votimet presidenciale të vitit 2016.

Moska disa herë i ka hedhur poshtë akuzat.

Tri komitete të ndryshme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, po zhvillojnë hetime ose për atë fushatë, ose për lidhjet e dyshuara ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të tashëm dhe të dikurshëm të presidentit amerikan, Donald Trump.

Një hetim i udhëhequr nga agjencia FBI për këtë çështje ka çuar në padi kundër dy ish-ndihmësve të zotit Trump, ndërsa dy të tjerë kanë deklaruar se ndjehen fajtorë./REL/

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble